LAJMI I FUNDIT:

Një shtëpi me verandë të madhe, me pishinë shumë të madhe dhe me një çati të pazakontë, e frymëzuar nga një kështjellë

Një shtëpi me verandë të madhe, me pishinë shumë të madhe dhe me një çati të pazakontë, e frymëzuar nga një kështjellë

Shtëpia e pazakontë që ndjek terrenin e pjerrët tërheq vëmendjen me çatinë e saj të pjerrët e të thyer, nën të cilën fshihen veranda dhe një pishinë e madhe

Shtëpia është kthyer mbi një themel tradicional prej guri drejt mbetjeve të kalasë së vjetër, duke ofruar një pamje fantastike të të gjithë ambientit.


Në terrene të pjerrëta, në një pyll të dendur dhe me një pamje dramatike të rrënojave të Fortesës Tung, në afërsi të qytetit Pune, Indi, ndodhet shtëpia e Lateral Verandah, e projektuar nga studio lokale Malik Architecture, transmeton Telegrafi.

Një çati e pjerrët e thyer mbulon një verandë të mëdha dhe një pishinë të madhe

Çatia karakteristike e thyer mbulon verandë të madhe e të hapur si dhe hapësira të mbyllura të grupuara në disa segmente, duke ndjekur rënien e terrenit dhe shkallët që lidhin pjesët e shtëpisë.

Çatia prej llamarine është vendosur në një strukturë metalike dhe është e prerë në vende të caktuara për të lejuar hyrjen e dritës ose kalimin e pemëve.

Trarët dhe kolonat metalike të pjerrëta alternojnë me trungje pemësh, ngjashëm me pyllin që i rrethon.

“Çatia ndjek shkallët, duke iu përshtatur ndryshimit gradual të niveleve”, shpjegojnë arkitektët.

Në këtë pjesë të Indisë, klima është e dallueshme, veçanërisht duke marrë parasysh rrymat e forta të erës që rrotullohen për shkak të konfigurimit të terrenit. Monsunet janë të dhunshme, ndërsa shiu rrallë bie vertikalisht për shkak të erës shoqëruese, gjë që është një argument shtesë për këtë lloj strukture çatie.

E frymëzuar nga një kala e vjetër, themeli i shtëpisë është ndërtuar mbi një bazë guri

Pamjet e theksuara drejt kalasë Tung sjellin dinamizëm në hapësirat e dizajnuara për pushim dhe relaksim. “Ka aludime për mjedisin dhe të kaluarën kudo”, thekson Malik Architecture.

Duke iu referuar fortesës historike, Shtëpia e Verandës Laterale është ndërtuar mbi një bazament prej guri të papërpunuar bazalt, i cili zbret poshtë shpatit për të krijuar një zhvendosje graduale në nivele.

Shtëpia është e organizuar në dy kate, me dhoma gjumi dhe dhoma teknike të vendosura në bazë guri, si dhe një ambient ndenje me akses në tarraca të mëdha që zënë katin e sipërm të ndritshëm dhe të hapur.

Duke u alternuar dhe rrotulluar butësisht ndërsa lëvizin poshtë shpatit, këto hapësira banimi janë të kufizuara në veri nga një pishinë e madhe dhe një tarracë e gjerë rreth saj.

Dritaret me lartësi të plotë dhe dyert e xhamit të mbuluara nga ekranet prej druri lejojnë që dhomat e gjumit në katin e poshtëm të hapen në një tarracë të mbrojtur rreth një peme të madhe.

Kontrastet e pjesës së jashtme transferohen në brendësi. Nivelet e sipërme kanë një përfundim minimal, bashkëkohor, prej xhami dhe mure të bardha, ndërsa niveli i poshtëm përcaktohet nga mure guri të ekspozuar dhe betoni.

Arkitekturë funksionale dhe imagjinative që respekton natyrën përreth
Lexo po ashtu Arkitekturë funksionale dhe imagjinative që respekton natyrën përreth

Kjo shtëpi e pazakontë është një kombinim fantastik i modernes dhe tradicionales, luksoze dhe praktike, me një formë të dizenjuar artistikisht që ndjek në mënyrë perfekte morfologjinë dhe kushtet e terrenit, duke përshtatur me kujdes nevojat e njeriut në mjedisin natyror.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Çfarë janë rrezet ultravjollcë

Çfarë janë rrezet ultravjollcë

Lifestyle
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Lifestyle
Kalo në kategori