LAJMI I FUNDIT:

Një shqiptare nga Kosova vritet në Gjermani

Një shqiptare nga Kosova vritet në Gjermani

Një grua 34 vjeçare nga Kosova, është gjetur e vrarë në një banesë, në Bad Langensalza të Gjermanisë.

Sipas informacioneve të policisë, gruaja në fjalë ka vdekur natën e mbrëmshme nga plagët e revoles policore, shkruajnë mediet gjermane.

Besohet se vdekja ka ardhur nga plumbat e një arme zyrtare të policisë federale, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar një polic federal, shkruan otz.de, transmeton Telegrafi.


Sipas policisë vendase, polici nga Bavaria dhe një person tjetër që janë gjendur në vendin e krimit, janë arrestuar dhe sërish janë lënë të lirë.

Në banesë kishin qenë të pranishëm dy meshkuj të moshës 22 vjeçare, njëri nga të cilët pronari i banesës dhe partneri i gruas së vrarë, i cili është i njohur për policinë, ndërsa tjetri, zyrtari i përmendur policor.

Mësohet se në banesë, janë konfiskuar një armë shërbimi dhe një letërnjoftim i një zyrtari policor, ndërsa  dy të arrestuarit kishin qenë në gjendje të dehur.

Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, përjashtohet vrasja e qëllimshme nga ana e policit. Kështu, hetimet mbi dyshimin se vrasja është bërë nga pakujdesia janë në vazhdim e sipër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori