LAJMI I FUNDIT:

Një shofer i Tesla shpëtoi një shofer në një BMW, i cili me gjasë nuk e kishte kuptuar se vetura e tij ishte kapluar nga zjarri

Një shofer i Tesla shpëtoi një shofer në një BMW, i cili me gjasë nuk e kishte kuptuar se vetura e tij ishte kapluar nga zjarri

Në përgjithësi pranohet që veturat elektrike janë të prirura se mund të marrin zjarr më lehtë se të tjerat, por kjo pamje thotë të kundërtën.

Statistikat tregojnë se një zjarr ka më shumë të ngjarë të shpërthejë në një veturë me benzinë ​​sesa në atë me energji elektrike.


Të dhënat zyrtare nga Tesla për periudhën nga 2012 në 2020 thonë se një zjarr ndodh në veturat e Tesla çdo 330 milionë kilometra, ndërsa të dhënat nga Shoqata Kombëtare e Mbrojtjes nga Zjarri (NFPA) në Ministrinë e Transportit thonë se një zjarr në një veturë me benzinë ndodh çdo 30 milionë kilometra.

Shoferi i Tesla Model Y përjetoi gjithçka ‘në lëkurën e tij’.

Ai pa që po dilte tym nga BMW X1 dhe mendoi se ishte një gjë e zakonshme.

Sidoqoftë, një zjarr u shfaq shpejt nga dyshemeja e automjetit, të cilën shoferi i BMW nuk e vuri re.

Shoferi i Tesla-s nxitoi menjëherë drejt BMW-së dhe i bëri me sinjal se ai ishte në rrezik. Duke e kapur atë, ai arriti t’i thotë: “Vetura jote mori flakë”.

Shoferi i BMW-së u ndal menjëherë dhe e la automjetin në momentin e fundit.

Flakët shpejt përfshinë të gjithë BMW-në dhe kamera e Tesla regjistroi gjithçka. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Shitet për pjesë një Porsche Taycan Turbo, pësoi aksident pa kaluar më shumë se 25 kilometra

Shitet për pjesë një Porsche Taycan Turbo, pësoi aksident pa kaluar më shumë se 25 kilometra

Auto
Kalo në kategori