LAJMI I FUNDIT:

Një revy e pazakontë mode

Një revy e pazakontë mode

Festivalet e modës ofrojnë zgjedhje stilistike të mira, por edhe të çuditshme. Deri më sot nuk ka pasur ndonjë sfilitë më të pazakontë që mund të përputhej me formatin e modeleve të bukura të cilat i ka ideuar Patrick Moore.

Megjithatë, pak pritet që projektuesi gjerman i modës në javën e modës në Berlin (Fashion Week), të prezantonte modelet që kishin shokuar të pranishmit.



Modelet e holla me maska mahnitëse, të meshkujve dhe femrave, të parapara më tepër për filma fantastikë-shkencorë, sesa për një ngjarje të rëndësishme mode, me besim ecnin pistës së modës me veshje verore, të shumtën pa pjesën e sipërme.

Të qepura nga materialet e lehta, kryesisht të kuqe, ngjyrë bezhë, të zezë dhe tone okër, veshjet njëngjyrëshe ose me forma dominuese gjeometrike, ishin shumë interesante dhe, sikur mbeti pa u vënë re "prerja" efektive e flokëve të modeleve.

Më konkretisht, modelet në kokë kishin një maskë në mënyrë që dukej sikur nuk kanë flokë dhe lanë më tepër përshtypje se po të kishin flokë të vërtetë. /Telegrafi/