Një qytetar nga Shtimja dorëzon në polici një portofol të gjetur me dokumente dhe para

Një qytetar nga Shtimja, (H. Bungu,40 vjeç), ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në një qendre tregtare në fshatin Koshare dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor në Shtime.
Ai pas, verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i ( M.B nga Shtimja).
Policia menjëherë e kishte kontaktuar pronaren, e cila kishte shkuar në stacion për ta marrë portofolin.
Sipas Policisë në Shtume, dokumentet dhe shuma prej 233 euro dhe 1 dollar iu kthyen asaj me procesverbal.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin H. Bungu, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftimin e Policisë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































