LAJMI I FUNDIT:

Një qytet në Amerikë ndalon përdorimin e celularëve në vijat e bardha – parashikohen edhe gjoba!

Një qytet në Amerikë ndalon përdorimin e celularëve në vijat e bardha – parashikohen edhe gjoba!

Kalimi i rrugës duke shkruar mesazhe, gjegjësisht duke përdorur celularin në Honolulu tani është diçka e paligjshme, falë një ligji të ri që hyri në fuqi të mërkurën, në qytetin më të madh të Hawaiit.

Për këtë shkelje, siç shkruajnë mediat amerikane, përcjell Telegrafi, shkelësit mund të goditen me gjobë deri në 35 dollarë, për “shkeljen e parë”.

Por ata që vazhdojnë të përdorin telefonin e tyre dhe kalojnë rrugën do të gjobiten deri në 99 dollarë.


Siç thuhet më tej, ligji erdhi si rezultat i numrit të madh të viktimave nga aksidentet në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/