LAJMI I FUNDIT:

Një punëtor ndërtimtarie bie nga ndërtesa në Prishtinë, dërgohet për trajtim në QKUK

Një punëtor ndërtimtarie bie nga ndërtesa në Prishtinë, dërgohet për trajtim në QKUK

Një punëtorë, i cili ishte duke punuar në ndërtimin e një çerdheje në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, ka rënë nga ndërtesa.

Këtë e ka bërë të ditur faqja “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook.


“Edhe një viktimë në ndërtimtari në Rrugen ‘Afrim Loxha’-gjatë punës në ndërtimin e një çerdheje, ky punëtor është në gjendje kome. Banorët e kësaj zone të tronditur nga pamjet dhe britma të cilën punëtori e ka lëshu gjatë rrëzimit. Duam kushte pēr punëtorë u shpreh nje banore e zhgënjyer dhe Ligji me u zbatu edhe në praktikë”, shkruhet në faqen e tyre në Facebook.

Telegrafi ka kontaktuar doktoreshën Nerxhivane Halimi, për të kuptuar gjendjen e punëtorit.

Halimi ka mohuar se punëtori është në gjendje kome, duke thënë se ai është në gjendje stabile.

“I lënduari është në gjendje stabile. Ka marr disa lëndime, por që do të bëhet mirë. Është rredh moshës 50 vjeçare”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se në raportin e Inspektoriatit të Punës për vitin 2018 janë bërë gjithsej 9114 inspektime, ku 4773 inspektime të rregullta, 2439 inspektime të përsëritura, 1742 inspektime me kërkesë të palës dhe 160 inspektime të përbashkëta.

“Për vitin 2018, janë kryer 9056 raporte zyrtare”, thekson ky raport.

Ndërsa në lidhje me masat ndëshkuese gjatë vitit 2018 janë dhënë vërejtje, gjoba dhe masa tjera në shkallë të dytë.

“Janë dhënë 1340 vërejtje, 270 gjoba, 233 vendime  në shkallë të dytë. Ndërsa janë ekzekutuar 13 prej tyre për vitin 2018, kurse 62 janë dërguar në përmbarim”, thuhet në raport./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori