LAJMI I FUNDIT:

Një polic dhe 27 trafikant droge vriten në Brazil

Një polic dhe 27 trafikant droge vriten në Brazil

Të paktën 28 persona, përfshirë një oficer policie, kanë vdekur në një shkëmbim zjarri me trafikantët e drogës në Rio de Janeiro.

Të dyshuarit u përpoqën të arratiseshin nëpër çatitë ndërsa policia me automjete të blinduara hyri në lagjen e varfër në Jacarezinho, një qytet në veri të Rio de Janeiros.

Plumbat e gjuajtur gjatë shkëmbimit të zjarrit goditën gjithashtu dy pasagjerë në një tren metroje afër, tha brigada e zjarrfikësve.

Tre policë u goditën dhe njëri vdiq nga plagët e tij, konfirmoi policia, raporton skynews.

Gjithashtu midis të vdekurve ishin drejtuesit e bandës së trafikut të drogës që dominonte jetën në lagjen e varfër. Të paktën 10 të dyshuar janë arrestuar.

Në një deklaratë në faqen e saj në Facebook, Policia e qytetit njoftoi se inspektori i policisë, Andre Leonardo de Mello ishte vrarë “gjatë operacionit për të luftuar krimin e organizuar në komunitetin e Jacarezinho”. /Telegrafi/

https://twitter.com/RedPilledPoland/status/1390837362259906561

Në trend Botë

Më shumë
Pas dy vjetësh si rob lufte në qelitë ruse - Roman Gorylyk në gjendje të rëndë fizike

Pas dy vjetësh si rob lufte në qelitë ruse - Roman Gorylyk në gjendje të rëndë fizike

Evropa
Ka 25 vjet që po pret të anëtarësohet - Turqia humb interesimin për BE-në, dëshiron të bëhet anëtare e BRICS

Ka 25 vjet që po pret të anëtarësohet - Turqia humb interesimin për BE-në, dëshiron të bëhet anëtare e BRICS

Turqia
Me jelekë anti-plumb në Sheshin e Kuq - Putin frikësohet edhe nga vetë rusët, rrit sigurinë personale

Me jelekë anti-plumb në Sheshin e Kuq - Putin frikësohet edhe nga vetë rusët, rrit sigurinë personale

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin mobil rus që Kremlini e konsideronte “kryevepër”

Ukrainasit shkatërrojnë radarin mobil rus që Kremlini e konsideronte “kryevepër”

Evropa
Gjermania ka më së shumti votues në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, më së paku ka Malta

Gjermania ka më së shumti votues në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, më së paku ka Malta

Evropa
Stjuardesa u përpoq të kontrabandojë gati një kilogram ar - mundohuni të hamendësoni se ku e ka fshehur

Stjuardesa u përpoq të kontrabandojë gati një kilogram ar - mundohuni të hamendësoni se ku e ka fshehur

Azia
Kalo në kategori