LAJMI I FUNDIT:

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë
Foto: Ilustrim

Policia rajonale në Mitrovicë ka njoftuar për një person të plagosur sonte në këtë qytet.

Avni Zahiti, zëdhënës i policisë rajonale për Mitrovicë, ka konfirmuar për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 21.50.


“Rreth orës 21:50, policia në Mitrovice ka pranuar informacion për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. Personi i plagosur po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës.

Njësitë përkatëse policore janë duke u marrë me rastin”, është shprehur ai.