LAJMI I FUNDIT:

“Një pjesë e dëmtuar në pistë i shpoi gomën”: Dy inxhinierë gomash humbën jetën në një aksident automobilistik në pistën e Nürburgring

“Një pjesë e dëmtuar në pistë i shpoi gomën”: Dy inxhinierë gomash humbën jetën në një aksident automobilistik në pistën e Nürburgring

Gjiganti i gomave të veturave, Goodyear, ka konfirmuar se dy punëtorë të saj kanë vdekur në testimet në pistën ikonike Nürburgring Nordschleife në Gjermani gjatë kësaj jave.

Merkur, gazeta me bazë në Munih, raporton se përplasja fatale ndodhi me 9 gusht gjatë një sesioni të “Industry Pool” – sesione këto të rezervuara për kompani të automobilistikës në mënyrë që ato t’i testojnë veturat e tyre.


Vetura raportohet se u përplas në seksionin e kthesës S “Tiergarten” të planit 20 kilometra plus “Nordschleife”, e cila paraprihet nga seksioni i gjatë dhe i drejtë “Döttinger Hohe” – ku veturat e performancës shpesh tejkalojnë shpejtësinë prej 250kMh, raporton Drive, përcjell Telegrafi.

YouTuber-i dhe shoferi i garave Misha Charoudin – i cili filmon video, punon si instruktor i vozitjes në Nurburgring dhe jeton pranë pistës – e bëri një postim në platformën e mediave sociale Instagram, duke pretenduar se “një pjesë e dëmtuar në pistë i shpoi gomën” e cila përfundimisht çoi në përplasjen fatale.

Në një deklaratë për media të lëshuar për Merkur, një zëdhënës i Goodyear Germany tha se kompania po “mbështeste autoritetet lokale në hetim”, ndërsa ishte “thellësisht e pikëlluar” nga vdekja e dy punonjësve të saj.

Nürburgring më pas anuloi të gjithë aktivitetin e mbetur të pistës për atë ditë, i cili duhej të përfshinte seancën “touristenfahrten” (udhëtim turistik) ku anëtarët e publikut mund të ngasin veturën e tyre rrugore në pistën ikonë të garës. /Telegrafi/