Një pilot i vdekur, po kërkohet tjetri - pasi aeroplani luftarak grek u rrëzua në det

Një pilot grek raportohet se ka vdekur pasi një aeroplan luftarak F-4 u rrëzua në detin Jon në brigjet perëndimore të vendit të hënën.
Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka bërë të ditur ministria greke e mbrojtjes.
Ndërkohë ekipet e shpëtimit po kërkojnë për pilotin e dytë të aeroplanit, tha ministria.
Aeroplani me dy vende thuhet se ishte duke kryer një stërvitje kur u rrëzua 25 milje detare (46 kilometra) në jug të aeroportit të Andravidës në gadishullin e Peloponezit.
Greqia bleu për herë të parë aeroplanët luftarakë F-4, të prodhuara në SHBA, në vitin 1974. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/01/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































