LAJMI I FUNDIT:

Një “pikë kthese” në betejë – Ukraina pretendon se do të rimarrë rajonin e Khersonit deri në shtator

Një “pikë kthese” në betejë – Ukraina pretendon se do të rimarrë rajonin e Khersonit deri në shtator

Zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë pretenduar një “pikë kthese” në betejën për të rimarrë rajonin jugor të Khersonit.

Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ata kanë thënë se do të përdorin armët perëndimore për të çliruar deri në shtator qytetin e parë të madh të pushtuar nga forcat ruse.

Sergiy Khlan, një ndihmës i kreut administrativ të rajonit Kherson, tha në një intervistë me televizionin ukrainas të dielën: “Mund të themi se një pikë kthese ka ndodhur në fushën e betejës. Ne po kalojmë nga veprimet mbrojtëse në kundërsulmuese”.

“Mund të themi se rajoni Kherson do të çlirohet patjetër deri në shtator dhe të gjitha planet e pushtuesve do të dështojnë”, shtoi ai.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy miratoi pretendimet për një kundërofensivë të suksesshme gjatë fjalimit të tij kombëtar të shtunën, duke thënë se forcat ukrainase po lëviznin “hap pas hapi” në qytet.

Khersoni u pushtua nga ushtria ruse më 3 mars, qyteti i parë i madh ukrainas i pushtuar nga forcat ruse që nga 24 shkurt.

Zyrtarët ukrainas besojnë se trupat ruse ishin në gjendje të merrnin qytetin pjesërisht sepse agjentët e shërbimit të sigurisë ukrainase nuk arritën të hidhnin në erë urën Antonivskyi që kalon lumin Dnipro, duke lejuar trupat të hynin në qytet.

Megjithatë, një rritje e sulmeve në ditët e fundit kundër depove kryesore të armëve ruse dhe logjistikës përreth qytetit jugor e ka shtyrë ushtrinë e Ukrainës të pretendojë se forcat e saj kanë lëvizur brenda rrezes së objektivave ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori