LAJMI I FUNDIT:

Një pamje surrealiste nga shkretëtira e Iranit

Një pamje surrealiste nga shkretëtira e Iranit

Fotografja Gohar Dashti ka lindur në vitin 1980 në Ahvaz, qytetin në jugperëndim të Iranit, afër kufirit me Irakun. Në 10 vitet e para të jetës, shtëpia e saj ishte pjesë e fushëbetejave të luftës brutale midis dy shteteve fqinje, transmeton Telegrafi.

Gjatë fëmijërisë, Dashti i kaloi shumë e shumë netë në strehimore për mbrojtje ndaj sulmeve ajrore, teksa shihte vendin që njihte se si po zvogëlohej në rrënoja.


Puna e saj është përqendruar gjithmonë në trashëgiminë e konfliktit, pasojat e së cilës vazhdojnë të jenë të pranishme në Ahvaz, si në aspektin fizik – lumenjtë janë helmuar, fushat e grurit janë shterpë – ashtu edhe në aspektin psikologjik.

Nga puna e saj më e hershme, një dekadë më parë, Dashti i është afruar kësaj historie postkonfliktuoze jo si fotografe dokumentare, por si artiste konceptuale. Ajo është lodhur, siç thotë vet, nga fotozhurnalizmi i huaj – p.sh. me gratë me mbulesë tek mbajnë mitraloza. Në vend të kësaj, donte të përdorte fotografitë për të treguar pasigurinë rreth saj. Ajo nisi të bënte fotografi që ballafaqonin pritshmëritë për ngjarjet normale në jetë – festimet e dasmave apo ditëlindjeve – me copat ende të pranishme të luftës.

Në serinë e fotografive që i quajti “Pa shtetësi”, të bëra më 2014 dhe 2015, e zhvilloi këtë ide me pamje surrealiste të shkretëtirës iraniane. Imazhet u menduan si metaforë e traumës së vazhdueshme në vendit të saj, për miliona jetë iraniane të humbura në konflikt, por edhe miliona të tjerë që janë zhvendosur në luftërat pasuese të rajonit (Irani ka pranuar më shumë se 950 mijë refugjatë vitet e fundit, kryesisht nga Afganistani). Foto që shihni – një çift që përqafohet me të gjitha gjërat e tyre tokësore të ekspozuara nën diellin e nxehtë – është emblematike për këtë realitet.

“Qielli bëhet tavani dhe malet bëhen muret e shtëpisë së tyre të re”, thotë Dashti, “sepse natyra është vend i vetëm që strehon këta njerëz, një strehë e përjetshme”. /Telegrafi/

Brenda shtëpive të braktisura, ku kanë mbirë bimë të shumta (Foto)
Lexo po ashtu Brenda shtëpive të braktisura, ku kanë mbirë bimë të shumta (Foto)

Në trend Kultura

Më shumë
Arkivi i panjohur i Ali Pashës: Fushata për të nënshtruar suliotët

Arkivi i panjohur i Ali Pashës: Fushata për të nënshtruar suliotët

Kulture
T’i dashuroj të gjitha të metat, përveç mungesës ...

T’i dashuroj të gjitha të metat, përveç mungesës ...

Fjala+
Torturat e tmerrshme që përdorën komunistët në Shqipëri

Torturat e tmerrshme që përdorën komunistët në Shqipëri

Kulture
O GRUA

O GRUA

Poezi
Të panjohurat e filmit, “La Dolce Vita”

Të panjohurat e filmit, “La Dolce Vita”

Filmi
DIGJITALE

DIGJITALE

Poezi
Kalo në kategori