Inteligjenca Artificiale po e riformëson me shpejtësi mënyrën se si projektohen veturat, duke shkurtuar kohën e zhvillimit dhe duke thjeshtuar rrjedhat e punës që dikur ishin komplekse.

Kurioz për të parë se sa larg mund të shkojë kjo teknologji, një dizajner profesionist i vuri vetes një sfidë: të krijonte një veturë konceptuale të tërë brenda një dite të vetme, duke filluar me disa skica të lira të vizatuara me dorë dhe duke përfunduar me renderime fotorealiste me rezolucion të lartë, të gjeneruara tërësisht nga Al.


Personi që qëndron pas këtij eksperimenti është Antonin Cohen, një dizajner francez automobilistik që aktualisht punon për Ford Europe në Këln të Gjermanisë.

Përpara këtij roli, ai ishte i punësuar nga Kia, ku kontribuoi në dizajnimin e Sportage të gjeneratës së pestë.

Antoni tha se fillimisht nuk ishte fans i Al, por perspektiva e tij ndryshoi pasi kaloi ca kohë duke eksploruar se çfarë mund të bënin në të vërtetë mjetet.

Teknologjia i lejon atij të gjenerojë renderime mahnitëse realiste nga kënde të shumta dhe të eksplorojë shpejt ngjyra, materiale dhe mjedise të ndryshme.

Është një mënyrë më e shpejtë për të komunikuar dhe vlerësuar konceptet e hershme pa u përfshirë në procesin e gjatë të ndërtimit të tyre manual.

Cohen e vuri teknologjinë e re në provë në një projekt personal të zhvilluar në kohën e tij të lirë, një automjet elektrik futurist me logon Lexus.

Prototipi i Lexus mund të jetë tërësisht digjital, por procesi që qëndron pas tij nxjerr në pah se si mjetet e Al mund të mbështesin, në vend që të zëvendësojnë, vizionin e një projektuesi.

Kur përdoren me kujdes, ato lejojnë që idetë të marrin formë më shpejt dhe me më shumë detaje, duke e bërë më të lehtë prezantimin ose rafinimin e koncepteve të hershme. /Telegrafi/