LAJMI I FUNDIT:

Një nga mbledhësit e topave i Liverpoolit festoi në fytyrën e Messit duke bërë një gjest të vrazhdë  

Një nga mbledhësit e topave i Liverpoolit festoi në fytyrën e Messit duke bërë një gjest të vrazhdë  
Foto: Getty Images/Marca

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi u ngacmua nga një mbledhës i topave në Anfield pas fitores 4-0 të Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli arriti të bëjë një nga rikthimet me të çmendura në botën e futbollit, ku pas humbjes 3-0 në Camp Nou arriti ta përmbys atë me një fitore 4-0 në Anfield.

Liverpooli klub i rikthimeve të mëdha në Evropë – nga Auxerre në Stamboll, kur e pamundura u bë e mundur nga ‘The Reds’
Lexo po ashtu Liverpooli klub i rikthimeve të mëdha në Evropë – nga Auxerre në Stamboll, kur e pamundura u bë e mundur nga ‘The Reds’

Fitorja e klubit anglez ka gëzuar pamasë tifozët e Reds, të cilët e kanë shfaqur në mënyra të ndryshme.


Një festim të madh, por të paarsyeshëm e bëri një mbledhës i topave, i cili nuk ngjau aspak me atë që ndihmoi ekipin të shënoj golin e katërt duke asistuar Trent Alexander-Arnoldin, i cili asistoi për Divock Origin.

Djaloshi më meritor që Liverpooli kaloi në finale të Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Djaloshi më meritor që Liverpooli kaloi në finale të Ligës së Kampionëve

Festimi i njëri nga mbledhësit e topave erdhi pas përfundimit të ndeshjes, ku djaloshi vrapoi në drejtim të Messit duke ia drejtuar dy gishta në fytyrën e tij.

Momenti kur tifozi talli në mënyrë të vrazhdë Messin (Foto: Marca.com)

Me të hyr në fushë, pas djaloshit u vërsulën sigurimi i stadiumit duke arritur ta ndalin atë dhe ta largojnë nga ngacmimi i vrazhdë që po i bënte argjentinasit.

Sipas mediave angleze, kjo shenjë thuhet se në Angli përdoret për të shprehur antipati apo zemërim ndaj dikujt. /Telegrafi/