Një nepalez që punon në Dubrovnik u kthye në vendlindje me helikopter, fshati e priti në mënyrë spektakolare

Një burrë nepalez që punon në Dubrovnik u kthye së fundmi në shtëpi në Nepal.
Me të mbërritur në atdheun e tij, ai mori me qira një helikopter që e zbarkoi atë dhe familjen e tij direkt në një livadh pranë fshatit të tyre.
- YouTube www.youtube.com
Ai shpenzoi 800 euro për këtë atraksion, pothuajse sa shuma e pagës së tij mujore në Dubrovnik, shkruajnë mediat kroate, përcjell Telegrafi.
Siç thuhet më tej, fluturimi zgjati vetëm pesë minuta, por pamja e pazakontë tërhoqi një turmë vendasish që e pritën mirë.
Kur helikopteri u ul, njerëzit po filmonin, fëmijët ishin të lumtur dhe punëtori u largua nga helikopteri me një buzëqeshje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































