LAJMI I FUNDIT:

Një nënë hapi lodrat me të cilat lahen fëmijët e saj dhe zbuloi myk

Një nënë hapi lodrat me të cilat lahen fëmijët e saj dhe zbuloi myk

Pasi vuri re se lodrat e banjës së fëmijëve të saj ishin zbardhur pak, kjo nënë vendosi t’i priste ato. Dhe ajo nuk gaboi. Ishin plot myk.

“Shikoni këtë, dhe djali im luan me ta çdo natë”, tha ajo e habitur në një video që e publikoi në TikTok.


Ajo gjeti myk të zi edhe në lodra të tjera dhe vendosi t’i hedhë menjëherë, dhe të njëjtën gjë këshillon edhe prindërit e tjerë.

Sipas Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit, myku prodhon alergjenë dhe mund të shkaktojnë sulme astme.

“Përveç kësaj, ekspozimi ndaj mykut mund të irritojë sytë, lëkurën, hundën, fytin dhe mushkëritë e personave alergjikë dhe atyre që nuk janë alergjikë ndaj mykut”, raporton EPA.

“Simptomat e tjera përveç alergjisë dhe acarimit të lëkurës janë përgjithësisht të panjohura”, shkruan ata. /Telegrafi/

@roroandmandi My PSA to regularly toss the bath toys out. #mold #bathtoys #kids #toddlersoftiktok #bathtime #targettoys #munchkinbathtoys ♬ original sound – Mandi