LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim Xhevdet Jonuzajt për vrasjen në Pejë, Gjykata jep detaje si ndodhi rasti

Një muaj paraburgim Xhevdet Jonuzajt për vrasjen në Pejë, Gjykata jep detaje si ndodhi rasti

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Xhevdet Jonuzaj për vrasjen e rëndë në Pejë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Gjykata Themelore në Pejë.


Aty thuhet se caktimi i masës së paraburgimit është bërë “për shkak të dyshimit të bazuar se: Me datë 18.05.2021, rreth orës 15:30 minuta, në një lokal në Pejë, me dashje ka privuar nga jeta tani viktimën G.K dhe ka rrezikuar seriozisht jetën e personave të tjetër prezent në atë lokal”.

Detaje të reja nga vrasja që tronditi Pejën, gjithçka filloi pas një ngacmimi seksual
Lexo po ashtu Detaje të reja nga vrasja që tronditi Pejën, gjithçka filloi pas një ngacmimi seksual

“Në atë mënyrë që për shkak të një ngjarjeje të mëhershme që kishte ndodhur ku i pandehuri ishte akuzuar dhe dënuar për ngacmim seksual të vajzës minore të viktimës, pasi viktima hyn në lokal dhe ulet në një tavolinë e porosit pije, me ta vërejtur të pandehurin ulur në tavolinën tjetër, nxjerr revolen nga brezi, e futë fishekun në tytë dhe shkon e ulet në tavolinën e të pandehurit dhe provon të shtie në drejtim të tij por pasi arma i bllokon, i pandehuri nxjerr revolen dhe gjuan shtatë herë në drejtim të viktimës, i cili për pasojë ndërron jetë në vend”, thuhet në komunikatë.

Gjykata sqaron se “me këto veprime i pandehuri XH.J kishte për të kryer veprën penale vrasjes e rëndë nga neni 173, par.1, nënpar.1.5 të KPRK-së dhe veprën penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 par.1 të KPRK-së”.

Vritet një person në Pejë
Lexo po ashtu Vritet një person në Pejë

“Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti e ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet. Gjithashtu, duke e pas parasysh se i pandehuri menjëherë pas kryerjes së veprës penale është arratisur dhe është dorëzuar vetëm pasi i janë vënë në ndjekje organet e policisë si dhe duke e pas parasysh dënimin e lartë që i kanoset po qe se vërtetohet fajësia e tij nga ana e gjykatës, janë rrethana reale që dëshmojnë se po qe se i njëjti gjendet në liri do të mund të fshihet apo t’iu shmanget organeve të ndjekjes, e me këtë të pengonte zbardhjen e rastit”, thuhet në komunikatë.

Vrasja e rëndë në Pejë, Policia kërkon nga Inspektorati të hetojë nëse ka pasur lëshime nga zyrtarët policorë
Lexo po ashtu Vrasja e rëndë në Pejë, Policia kërkon nga Inspektorati të hetojë nëse ka pasur lëshime nga zyrtarët policorë

Tutje, Gjykata njofton se e ka aprovuar propozimin e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit XH.J edhe duke u nisur nga fakti se në këtë fazë nuk janë dëgjuar dëshmitarët e rastit e as familjarët e viktimës dhe se raportet mes familjes së viktimës dhe të pandehurit janë të acaruara gjithashtu, duke e marrë parasysh peshën e veprës penale dhe mënyrën e kryerjes, gjykata ka vlerësuar se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti mund të ndikojë në dëshmitarë, mund të përsërisë veprën e njëjtë apo të kryej vepër tjetër penale.

“Gjykata sipas detyrës zyrtare vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo, vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/