LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për zyrtarin e komunës së Prishtinës që dyshohet për ryshfet

Një muaj paraburgim për zyrtarin e komunës së Prishtinës që dyshohet për ryshfet

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.S për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Marrje e ryshfetit nga neni 426 pika 1, të KPK-së.

Gjykata ka njoftuar sot se të pandehurit R.S, punonjës komunal në Prishtinë, i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, nga dt. 27.09.2018 deri me dt. 27.10.2018.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri R.S në cilësinë e personit zyrtar në Komunën e Prishtinës, deri sa ishte në pozitën e drejtorit për investime kapitale ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme me qëllim të përfitimit të tij. Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.S është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, po ashtu ekzistojnë arsyet e bazuara se po të gjendet i pandehuri në liri, do të mund të pengon rrjedhën e procedurës penale duke fshehë, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në të dëmtuarin si dhe në dëshmitarët e  tjerë të rastit”, thuhet në komunikatën e gjykatës, përcjell Telegrafi.


Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori