Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, për dy të pandehurit XH.N dhe XH.N për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “dhuna në familje”.
Gjykata ka njoftuar se masa e paraburgimit për dy të pandehurit babë dhe bir do të llogaritet prej kohës së arrestimit 13.11.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 13.12.2021.
“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar: I pandehuri Xh.N. (1), me datë 13 nëntor, në shtëpinë e përbashkët familjare , i pandehuri brenda një marrëdhënie familjare, shkakton dhunë, keqtrajtim fizik dhe psikologjik ndaj të dëmtuarve anëtarëve të familjes së tij përkatësisht prindërve të tij nënës dhe babait – pandehurit Xh.N. (2), me të cilët jeton në të njëjtën shtëpi, ashtu që, ditën kritike për shkak të problemeve familjare, acarohet fillimisht me nënën e tij, dhe në atë moment e kap nënën e tij për fyti dhe e godet tri herë me shuplaka në fytyrë, të cilës i është nevojitur tretman mjekësor, më pas pasi babi i tij vjen në shtëpi me veturën, i pandehuri Xh.N. (1) fillon ta godet veturën e babait me shqelma me ç ’rast e thyen edhe dritaren e veturës, me këto veprime anëtareve të familjes së tij iu shkakton frikë ankth dhe pasiguri për jetën e tyre.
I pandehuri Xh.N. (2)., me datë 13 nëntor, brenda një marrëdhënie familjare, shkakton dhunë, keqtrajtim fizik dhe psikologjik ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së djalit, me të cilën jetojnë në të njëjtën shtëpi, ashtu që, ditën kritike pasi i pandehuri Xh.N., (2)., kthehet në shtëpi dhe e gjen situatën të tensionuar pas krijimit të rrethanave të cikura si më lartë, në ato momente e kap për flokë të dëmtuarën duke e hedhur në tokë, e cila më pas arrin të ik dhe njofton dhe kërkon ndihmën e policisë, me këto veprime të dëmtuarës i shkakton frikë ankth dhe pasiguri për jetën e saj”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Me rastin e caktimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje sapo kanë filluar, në vazhdim do të merren në pyetje të pandehurit, dëshmitarët e rastit, ndërsa në rrjedhën e mëtejmë të hetimeve do të mblidhen edhe prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale.
“Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, duke marrë parasysh të kaluarën kriminale të të pandehurve të njëjtit janë përsëritës të veprave penale të ndryshme, si dhe raportet e acaruara të të pandehurve të cilët janë babë e bir, dhe sjelljet agresive në vazhdimësi nga ana e tyre ndërmjet vete dhe në drejtim të të dëmtuarve pasi që të gjithë janë anëtar të familjes dhe jetojnë së bashku, e arsyetojnë masën e paraburgimit pasi që ekziston rreziku se me bazën qëndrimin në liri, të pandehurit mund të përsërisin veprën penale të natyrës së njëjtë, apo të kryejnë ndonjë vepër tjetër penale të natyrës edhe më të rëndë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

12.000 vreshtarëve nga RMV, u janë paguar rreth pesë milionë euro subvencione

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë