LAJMI I FUNDIT:

Një i mitur rrihet nga drejtori i shkollës në Suharekë

Një i mitur rrihet nga drejtori i shkollës në Suharekë
Foto: Ilustrim

Një i mitur ka informuar se është keqtrajtuar fizikisht nga drejtori i shkollës.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:10, në Suharekë.

Siç thuhet në raport, sipas viktimës ngjarja ka ndodhur në objektin e shkollës.


Ndërkaq, në raport tutje sqarohet se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar

“Viktima mashkull kosovar nxënës (i mitur), ka informuar se është keqtrajtuar fizikisht nga drejtori i shkollës i dyshuari mashkull kosovar. Sipas viktimës ngjarja ka ndodhur në objektin e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/