LAJMI I FUNDIT:

Një maji, njerëzit lënë mbrapa “male” me mbeturina (Video)

Një maji, njerëzit lënë mbrapa “male” me mbeturina (Video)

“Një ditë pushim, një javë pastrim”. Kështu u shprehen mbrapa kamerës sonë disa nga punonjësit e ndërmarrjeve publike që kujdesen me higjienën e hapësirave publike.

Mijëra qytetarë me rastin e 1 Majit kishin vërshuar qendrën rekreative sportive Saraj, Liqenin Treska dhe qendrën turistike Matka për të kaluar disa orë pushim. Sipas punonjësve komunalë, shumë prej pushuesve të pandërgjegjshëm ishin larguar duke lënë mbeturinat të derdhura në rrugë e në sipërfaqet gjelbëruese.


“Pastërtia katastrofë, gjithë që kanë qenë këtu e kanë lënë bërllokun edhe kanë shkua. Ajo nuk duhet të lihet kështu, secili që shkon duhet me mbledh edhe mi dërgua te vendi ku duhet. Bërllokun e kanë lënë të derdhur, nuk e kanë mbledh e me hedh te kontejnerët, te shportat”.

“Ka pak po e kanë mbledhur nëpër qese që ti hedhin nëpër shporta. Prej në mëngjes janë duke pastrua, këtu e atje”.

Nga ndërmarrja publike komunale “Saraj” madje apelojnë qytetarët që ta ruajnë mjedisin në kohën kur ka filluar sezoni i shëtitjeve në ambiente të hapura.

“Gjatë ditës së sotme kemi fillua të pastrojmë edhe mbeturinat në Liqenin Treska ku me të vërtet ka pas shumë njerëz gjatë 1 majit dhe gjatë ditës së sotme, besojmë që gjithë atë vend do ta pastrojmë. Por kam një apel te të gjithë qytetarët të vetëdijesohen dhe ta ruajnë ambientin i cili duhet të pastrohet edhe nga vet qytetarët”,  deklaroi Sabaudin Rustemi, drejtor I N.P.K “Saraj”.

Nga ndërmarrja publike “Parqet dhe Gjelbërimet” dhe “Higjiena Komunale” gjithashtu njoftuan se gjatë ditës së sotme kanë angazhuar numër të dyfishuar të punëtorëve me qëllim të pastrimit të gjitha pikave turistike që dje u shfrytëzuan për piknik. Pavarësisht se 1 Maji në vendet tjera shënohet me protesta, në vendin tonë dhe rajon shfrytëzohet për pushim dhe shëtitje./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori