LAJMI I FUNDIT:

Një lloj i gjarpërinjve janë “kapur duke mësuar të tërheqin gjahun” ndërsa janë ende brenda në mitër

Një lloj i gjarpërinjve janë “kapur duke mësuar të tërheqin gjahun” ndërsa janë ende brenda në mitër

Një lloj i gjarpërinjve janë regjistruar “duke mësuar të tërheqin gjahun” ndërsa janë ende brenda në mitër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, studiuesit në “Chiricahua Desert Museum” në New Mexico vëzhguan fetuset e gjarpërinjve duke lëvizur bishtin e tyre në një sjellje të njohur si “joshja bishtore”.


Kjo është një taktikë e përdorur nga lloje të caktuara gjarpërinjsh për të tërhequr gjahun. Kështu, preja shpesh ngatërron lëvizjet e bishtit me një krimb ose krijesë tjetër. Dhe kur gjahu i afrohet gjarprit, ai do të hidhet dhe do të sulmojë.

Megjithatë, gjetjet – të publikuara në revistën Open Science nga Royal Society – sugjerojnë që gjarpërinjtë fillojnë ta mësojnë këtë sjellje edhe para se të largohen nga barku.

Shkencëtarët tashmë kanë vëzhguar sjelljen para lindjes tek gjitarët dhe zogjtë, por kjo është hera e parë që vërehet tek kjo specie. /Telegrafi/