LAJMI I FUNDIT:

Një kryevepër e Picasso-s shitet në ankand për 139 milionë dollarë

Një kryevepër e Picasso-s shitet në ankand për 139 milionë dollarë

Një kryevepër e Pablo Picasso-s e vitit 1932 është shitur për 139 milionë dollarë, çmimi i dytë më i lartë i arritur ndonjëherë për artistin, sipas Sotheby’s.

“Femme a la Montre” (Gruaja me Orë), është gjithashtu vepra më e vlefshme e shitur në ankand këtë vit, transmeton Telegrafi.


Piktura paraqet Marie-Therese Walter, modelen franceze e cila ishte gjithashtu dashnorja e artistit spanjoll dhe subjekt i shumë prej pikturave të tij.

Vepra kishte një vlerë prej 120 milionë dollarë përpara se të dilte në ankand.

Më parë ishte në pronësi të koleksionistes së ndjerë të artit Emily Fisher Landau, e cila e bleu në vitin 1968 dhe është blerë nga një blerës anonim.

Femme a la Montre është një portret i Walter-it e ulur në një karrige të ngjashme me fronin në një sfond blu.

E njohur si “muza e artë” e Picasso-s, Walter ishte 17 vjeçe kur u takua me 45-vjeçarin Picasso në Paris dhe më vonë të dy kishin pasur një lidhje të fshehtë edhe gjatë kohës kur ai ishte i martuar me Olga Khokhlova, një balerinë ukrainase. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Interesante
Kalo në kategori