LAJMI I FUNDIT:

Një kontingjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuara arrin më 11 shtator në Kosovë

Një kontingjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuara arrin më 11 shtator në Kosovë
Foto: Ilustrim

KFOR-i ka bërë të ditur se nga 27 shtatori deri më 2 nëntor 2022 do të kryejë një stërvitje rutinë për një nga njësitë e tij rezervë.

KFOR me këtë rast njofton se kjo do të rezultojë me një rritje të përkohshme e numrit të trupave në terren, raporton Telegrafi.


“Një kontingjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar do të arrijë në Kosovë më 11 shtator për aktivitetet e njohjes dhe integrimit me asetet dhe personelin e KFOR-it përpara ushtrimit.

Njësitë do të kryejnë aktivitete stërvitore për të ruajtur nivelin e lartë të gatishmërisë dhe kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të sigurojnë lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, siç është mandatuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1999.

Në përfundim të stërvitjes, kontingjenti ushtarak do të niset nga Kosova dhe kthehet në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori