LAJMI I FUNDIT:

Një kompani britanike pretendon se ka shpikur benzinën artificiale

Një kompani britanike pretendon se ka shpikur benzinën artificiale

Drejtuesit e automjeteve do të mund të kryejnë afërsisht 500-600 kilometra pa ndaluar për t'u furnizuar.

Hulumtuesit e laboratorit Rutheford Appleton afër Oxfordit kanë shpikur një karburant "artificial", i cili do të kushtojë katërfish më pak se çmimi aktual i benzinës në Britaninë e Madhe dhe mund të përdoret nga automjetet të cilat gjenden aktualisht në qarkullim, informon Manufacturing Digital.

Ky karburant i cili në bazë ka hidrogjenin nuk prodhon gazra të dëmshme dhe mund të jetë i disponueshëm brenda tri vitesh.

"Nga disa pika shikimi, hidrogjeni është një karburant i përsosur. Ka gati tre herë më shumë energji sesa benzina për njësi peshe, ndërsa pas djegies nuk prodhon tjetër gjë përveç ujit", saktësoi profesori Stephen Bennington, drejtues i projektit, transmeton Ikub.

Kompania Cella Energy, e cila po zhvillon teknologjinë, konsideron se mënyrat konvencionale të mbajtjes së hidrureve nuk janë të përsosura.

“Depozitimi i hidrogjenit deri tani kërkonte ose cilindra me një presion deri 700 herë më të lartë se presioni atmosferik, ose lëngje me temperaturë prej -253 grade Celsius”, pohoi kompania.

"Nuk është praktike as në shkallë të gjerë, pasi që kërkon shumë energji dhe paraqet rreziqe," shtoi ajo.

Ata pretendojnë se kanë gjetur një mënyrë të lirë për të "kapur" hidruren në një mikro-rruazë prej nano-polimeri poroz. Rezultati është një karburant sintetik revolucionar, i përbëre nga "mikro-rruaza" të cilat mund të mbushen porsi një lëng.

"Të dhënat e para tregojnë faktin se mikro-rruazat mund të përdoren në automjetet ekzistuese, pa bërë modifikime në motor. Materialet kanë në bazë hidrogjenin, kështu që kur do të përdoren nuk do të lirojnë karbon, të ngjashme me makinat elektrike", deklaroi një përfaqësues i kompanisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Panik në Rusi pas sanksioneve të reja amerikane - rusët krijojnë radhë të gjata para bankave

Panik në Rusi pas sanksioneve të reja amerikane - rusët krijojnë radhë të gjata para bankave

Evropa
Në disa pjesë të botës, temperaturat po rriten me shpejtësi - madje në një qytet, zogjtë po bien të ngordhur nga qielli

Në disa pjesë të botës, temperaturat po rriten me shpejtësi - madje në një qytet, zogjtë po bien të ngordhur nga qielli

Botë
Zbulohet krijesë misterioze në ujërat australiane: Peshkatarët janë të hutuar dhe a e dini se çfarë është kjo?

Zbulohet krijesë misterioze në ujërat australiane: Peshkatarët janë të hutuar dhe a e dini se çfarë është kjo?

Australia
Kancelari gjerman i bindur: Rusia 'nuk do ta fitojë' luftën në Ukrainë

Kancelari gjerman i bindur: Rusia 'nuk do ta fitojë' luftën në Ukrainë

Botë
NATO thotë se mbi 300,000 trupa tani janë në gatishmëri të lartë

NATO thotë se mbi 300,000 trupa tani janë në gatishmëri të lartë

Botë
Blerësi më i madh i gazit të Gazprom në BE, anulon kontratën me Rusinë

Blerësi më i madh i gazit të Gazprom në BE, anulon kontratën me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori