LAJMI I FUNDIT:

Një kameraman i Deutche Welle-s u plagos në Ukrainë

Një kameraman i Deutche Welle-s u plagos në Ukrainë

Një kameraman i transmetuesit publik gjerman Deutsche Wellr (DW) u plagos të shtunën pasi një sulmi rus në Ukrainë, tha DW në një deklaratë.

Sipas raportimeve, si rrjedhojë e këtyre sulmeve mbeti i vrarë një ushtar ukrainas dhe disa të tjerë u lënduan, transmeton Telegrafi.


Kameramani i transmetuesit gjerman ishte plagosur nga një predhë pas sulmit me municione thërrmuese ruse në Ukrainë.

Transmetuesi e identifikoi kameramanin si Yevhen Shylko dhe tha se ai u plagos 23 kilometra larg vijës së frontit në qytetin Druzhkivka, që ndodhet në rajonin lindor të Ukrainës Donetsk.

Ai është dërguar në spital dhe aktualisht është në gjendje stabile.

Ekuipazhi i DW-s ra nën sulmet ruse të shtunën pasdite ndërsa filmonte stërvitjen ushtarake ukrainase në terren, sipas deklaratës.

DW tha se sulmi vrau një ushtar ukrainas dhe plagosi rëndë disa të tjerë.

“Ne po filmonim ushtrinë ukrainase gjatë stërvitjes së tyre dhe papritmas dëgjuam disa shpërthime. U shtrimë në tokë, u dëgjuan disa shpërthime të tjera dhe pamë se kishte të plagosur. Më vonë, ushtria ukrainase konfirmoi se ishim sulmuar nga municione thërrmuese”, tha korrespondenti i DW, Mathias Bölinger. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Amerika
Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Kalo në kategori