LAJMI I FUNDIT:

“Një jetë bardh e zi”

“Një jetë bardh e zi”

Më 22 mars 2018, në ora 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës bëhet hapja e ekspozitës “Një jetë bardh e zi” e autorit Avni Pantina.

Kjo ekspozitë përmban një set të fotografive bardhezi që autori i ka realizuar në Somali të Afrikës.

Karakteret e kapura nga Pantina paraqesin një popull të vuajtur dhe në varfëri të skajshme.

Avni Pantina u lind më 1987 në Klinë. Studimet e larta i ka mbaruar në Kosovë, në Fakultetin e Arteve, drejtimi i Dizajnit Grafik, ndërkaq është kandidat për doktoratë në Universitetin “Hacettepe” të Turqisë. Deri më tani, ka realizuar pesëmbëdhjetë ekspozita, prej të cilave shtatë në Turqi, një në Somali dhe të tjerat në Kosovë.

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës kjo është ekspozita e tij e parë personale.

Ky projekt drejtohet nga Dhurata Ramosaj-Shala – koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës, ndërkaq kurator i ekspozitës është z. Burim Myftiu. /Telegrafi/