LAJMI I FUNDIT:

Një ishull privat në Florida del në shitje për 2.5 milionë dollarë

Një ishull privat në Florida del në shitje për 2.5 milionë dollarë

Një ishull privat në arkipelagun Florida Keys doli në shitje me një çmim prej 2.5 milionë dollarë.

Ishulli me emrin “Pretty Joe Rock” apo “Sea Shell Key” ndodhet në breg të Marathon dhe u listua për shitje në faqen e internetit “Private Islands Inc”, transmeton Telegrafi.


Siç raportohet, ky ishull është 853 metra katror dhe kishte gjithashtu një shtëpi, por u shkatërrua nga uragani Irma në vitin 2017.

“Planet janë duke u zhvilluar për të ndërtuar një shtëpi krejt të re, që do të ofrojë pamje spektakolare të Gjirit të Meksikës”, thuhet në njoftimin për shitje.

Ishulli është i lidhur me energji elektrike të bregut dhe ujin e qytetit. /Telegrafi/