Me një imazh plot dashuri, Miriam Cani paralajmëron duetin e radhës me Albanin (Foto)

Çifti i njohur Miriam Cani dhe Alban Skënderaj muajin e kaluar sollën duetin e tyre me titull "Dhurata", një baladë e bukur dhe e ndjeshme dedikuar vajzës së tyre.
Ata vazhdojnë të jenë shumë aktivë në muzikë me prurjet e reja, ndërsa kanë zbuluar së brenda pak ditësh do të sjellin bashkëpunimin e ri.
Këtë paralajmërim e bëri vet këngëtarja Cani përmes një fotografie në llogarinë e saj personale në Instagram.
Miriami ka ndarë me fansat një fotografi shumë të ëmbël të çiftit të realizuar në Pragë, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar: "Tani më në fund unë jam këtu, me zemrën time në dorë, më shumë se një këngë".
Mesa duket, projekti i ri i çiftit po vjen në datën 25 dhjetor. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/12/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































