LAJMI I FUNDIT:

Një grua ka 12 vjet që jeton me lemzë të vazhdueshme, thotë se gjithçka filloi në shtatzëninë e saj të parë

Një grua ka 12 vjet që jeton me lemzë të vazhdueshme, thotë se gjithçka filloi në shtatzëninë e saj të parë

Një nënë e dy fëmijëve është në kërkim të përgjigjeve pas më shumë se një dekade, pasi ajo është duke u përballur me lemzë të vazhdueshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lisa Graves, 31 vjeçe, ka takuar ekspertë të ndryshëm, që nga koha kur ajo është përballur me një gjë të tillë, që nga shtatzënia me fëmijën e saj të parë.


Teknikja e thonjve nga Lincoln thotë se ajo është mësuar me to, por nganjëherë ato mund të jenë aq të zhurmshme sa janë krahasuar me lehjen e një qeni.

Ndërkohë burri i Lisas, Matthew, 35 vjeç, dhe vajzat Emily dhe Sophie, 7 dhe 11 vjeç, gati janë mësuar me situata të tilla, por të huajt shpesh kanë nevojë për “paralajmërim”.

Ajo dëshiron të gjejë një kurë, por deri atëherë ajo thotë se duhet të mësohet me to.

Lisa tha: “Unë jam me fat – unë zotëroj sallonin tim dhe shumica e vajzave me të cilat punoj janë mësuar”.

“Por unë ende mund t’i bëj ata të ‘kërcejnë’. Unë fillimisht provova çdo ilaç, lexoja rreth lemzës, provoja edhe gjëra si limoni – fjalë për fjalë, gjithçka”.

Çështja e Lisa konsiderohet “shumë e rrallë” por sipas saj, tkurrja e pavullnetshme e diafragmës së saj tani ndodh më së shumti kur ajo është e rehatshme dhe e qetë.

Megjithatë, rasti më i gjatë i njohur i lemzës është i Charles Osborne, nga Anthon Iowa.

Ai kishte lemzë rreth 40 herë në minutë për disa dekadat e para, por ajo përfundimisht u ngadalësua në 20 minutë në pjesën e fundit të jetës së tij . Lemza ndaloi vetëm kur ai vdiq. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa

Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa "fluturon në ajër"

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Babai zgjoi djalin dyvjeçar, reagimi i tij kënaqi miliona njerëz

Babai zgjoi djalin dyvjeçar, reagimi i tij kënaqi miliona njerëz

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Kalo në kategori