LAJMI I FUNDIT:

Një grua ishte duke vjedhur në dyqan kur vetura me dy fëmijë brenda shpërtheu në flakë në Florida

Një grua ishte duke vjedhur në dyqan kur vetura me dy fëmijë brenda shpërtheu në flakë në Florida

Një nënë nga Florida ishte e zënë duke vjedhur një dyqan kur zjarri papritur ia kaploi veturën, ku brenda saj të bllokuar ishin edhe dy fëmijët e saj.

Alicia Moore, 24 vjeç, parkoi veturën jashtë dyqanit Dillard’s në Oviedo Mall më 26 maj me dy fëmijët e saj të vegjël brenda, të cilët “nuk mund të kujdeseshin për veten” sipas një raporti të policisë të marrë nga Fox Orlando.

Më pas, hyri brenda në dyqan dhe dyshohet se filloi të vidhte, sipas policisë, raporton nypost.


Gati një orë më vonë, ajo doli nga dyqani dhe gjeti veturën duke iu djegur.

Nëna i hodhi të gjitha sendet e dyshuara të vjedhura në dyqan dhe vrapoi drejt automjetit, thanë policët.

Pas shpërthimit, blerësit dhe dëshmitarët aty pranë u hodhën në veprim dhe ndihmuan në shpëtimin e fëmijëve.

Sipas njoftimit të policisë, një fëmijë ka pësuar djegie të shkallës së parë në fytyrë dhe vesh.

Videoja e publikuar tregojnë xhamat e pasmë dhe të përparmë të veturës së bardhë duke u copëtuar.

Shkaku i zjarrit nuk ishte menjëherë i qartë. Moore u arrestua dhe u akuzua për neglizhencë të rëndë, si dhe për vjedhje të vogla. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Botë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika

"Unë jam në mes, jam edhe për Ukrainën edhe për Rusinë", deklaron Trump

Amerika
Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe

Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe "mbretëresha e kokainës"

Evropa
Një marrëveshje e mundshme paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës - pesë pyetje që kërkojnë përgjigje

Një marrëveshje e mundshme paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës - pesë pyetje që kërkojnë përgjigje

Botë
Trump: Marrëveshja për mineralet do të nënshkruhet sot

Trump: Marrëveshja për mineralet do të nënshkruhet sot

Amerika
Kalo në kategori