LAJMI I FUNDIT:

Një furgon ka rënë në gropën e krijuar në një rrugë të Nju Jorkut – një veturë tjetër rrezikonte gjithashtu

Një furgon ka rënë në gropën e krijuar në një rrugë të Nju Jorkut – një veturë tjetër rrezikonte gjithashtu

Një furgon ka rënë në një gropë në Nju Jork mbrëmjen e së hënës.

Kjo ndodhi derisa pjesë të rrugës filluan fillimisht të binin ngadalë në gropë ndërsa njerëzit shikonin me habi, përcjell Telegrafi.


Së pari, pjesë të rrugës fillojnë të çahen në një nga rrotat e pasme të furgonit. Dhe më pas i gjithë furgoni ra në gropë.

Një makinë e parkuar aty pranë dukej sikur rrezikonte të binte në gropë, gjithashtu.

Për fat të mirë, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar. /Telegrafi/