Lyerja e një makine nuk është e lehtë.

Dhe kjo dëshmohet edhe në rastin e këtij personi që ka tentuar të lyej këtë Audi A5 Sportback.

Nuk kemi shumë detaje se çfarë po ndodh këtu, përveç asaj që tregojnë vetë këto imazhe në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë që gjërat duken edhe më keq në një inspektim më të afërt.

Një imazh tregon madje se boja është spërkatur në mënyrë shumë të pabarabartë dhe se ajo ka filluar të rrjedhë, një shenjë e dukshme e një boje shumë të dobët.

Veç kësaj, një vështrim tjetër tregon se ajo ishte lyer pa i mbuluar motorin.

Aty ka shumë spërkatje të dukshme, duke përfshirë në të gjithë kutinë e ajrit – ku ngjyra nuk ka mungura as te fshirëset e xhamit të përparmë. /Telegrafi/