Nje femër raporton se është dhunuar nga dy persona në një hotel në Prizren, mjeku thotë të kundërtën

Një femër ka raportuar se është dhunuar nga dy persona në një hotel.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 18:30, në Prizren.
Siç thuhet në raport, viktimës I është ofruar tretman mjekësor dhe sipas mjekut viktima nuk ka shenja të dhunimit.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se në një hotel është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe sipas mjekut viktima nuk ka shenja te dhunimit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































