LAJMI I FUNDIT:

Një familje që jep vetëm mbështetje, Edona Llalloshi befasohet në emision nga rrëfimet e familjarëve që përshkruajnë jetën e saj

Një familje që jep vetëm mbështetje, Edona Llalloshi befasohet në emision nga rrëfimet e familjarëve që përshkruajnë jetën e saj

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Edona Llalloshi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Lemza”.

Mes shumë të tjerash, Edona ka shpalosur shumë detaje nga karriera e saj e suksesshme ndër vite, ndërsa nuk ka heztiuar të flas edhe për jetën personale.

Në fillim të programit, asaj iu transmetuan disa inserte në ekran, në të cilat paraqiteshin familjarët e saj, duke treguar se si ka qenë Edona ndër vite.


“Ka qenë gëzim i madh kur ajo lindi, unë dhe bashkëshorti kemi qenë të fejuar, dhe nga dashuria e madhe që kemi pas, e kemi pagëzu me emrin Edona. Gjithmonë i ka pëlqyer muzika, që e vogël”, u shpreh nëna e saj, Qamilja.

Mes emocionesh, foli edhe babai i saj, Rrahmani, i cili ka qenë njëherit edhe menaxheri i vajzës së tij.

“Nënës i ka ngjarë më shumë në dukje, por ka më shumë tipare të mija, përshembull: vendosshmërinë, besimin në vetëvete, si dhe është shumë e sinqertë “, tregoi babai i Edonës.

Më pas prindërit e saj vazhduan me tregime interesante rreth fëmijërisë së këngëtares, duke cekur se ajo gjithmonë ka qenë e kujdesshme ndaj motrave dhe vëllait më të vogël, megjithëse ishte vetëm për një vit më e madhja.

Në insertin e radhës, foli edhe vëllai i saj, këngëtari Milot Llalloshi, i cili motrën e ka pasur gjithnjë krahun e saj të djathtë.

“Familja jonë ka qenë gjithmonë e njohur, por Edona faktikisht ka qenë ajo e cila ka dhënë vulën që të përmendet edhe më shumë mbiemri Llalloshi. Me Edonën na ka lidh më shumë hobi, jo pse jam unë vëllai i saj, por si pasion e kemi pas së bashku muzikën. Unë jam rrit me atë frymën vëllai i Edona Llalloshit, prej se jam lind jam rrit ashtu. Por Edona është shumë e fort si karakter, gjithnjë ka qenë më e pjekur dhe e përgjegjshme”, tregoj ndër të tjerash Milot Llalloshi.

Më pas, folën edhe motrat e këngëtares: Aida, Genta dhe Fjolla, ngjashmëria me të cilat vërehet dukshëm.

Ato treguan se kanë pasur gjithnjë raporte të shkëlqyera me motrën, dhe të tilla vazhdojnë t’i kenë edhe sot.

Emisioni ka vazhduar me plot rrëfime interesante të së kaluarës, një pjesë e të cilave emocionuan në masë të madhe këngëtaren, e cila gjatë emisionit shpërtheu edhe në lot.

Insertet në fjalë treguan për publikun se sa e rëndësishme është familja, atëherë kur të gjithë sakrifikohen dhe janë gati të bëjnë gjithçka për të funksionuar si një ekip, e një skuadër e tillë duket të jetë familja Llalloshi, suksesi i të cilëve nuk iu mungon. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Magazina
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Magazina
Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori