LAJMI I FUNDIT:

Një ditë vere në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës – historia dhe e bukura që qëndron prapa destinacionit shumë të frekuentuar në këtë qytet

Gjakova shquhet si një prej qyteteve më historike të Kosovës.

Jo më kot, ajo njihet edhe si djepi i kulturës – ngase talentet muzikore dhe veprat artistike e letrare që kanë buruar nga njerëzit e këtij qyteti, janë të shumta.


E kjo kulturë shtrihet në masë të madhe edhe në një pjesë shumë të rëndësishme të qytetit, siç është Çarshia e Madhe.

Telegrafi bëri një vizitë në këtë lokacion shumë të dashur për gjakovarët, ku bashkë me artistin Korab Basha kapi pamjet më interesante të kësaj pjese shumë të frekutentuar të qytetit.

Gjatë rrugës, ndeshemi me gazetarin Ngadhnjim Haxhosaj, i cili foli më shumë mbi historikun e saj Çarshisë së Madhe, e njohur ndryshe edhe si Çarshia e Vjetër.

“Në Gjakovë duhet me ardh sepse ka shumë gjëra të bukura edhe gjëra të mira. Ditëve të fundit dhe netëve të fundit është ngjallur edhe Çarshia e Vjetër ose Çarshia e Madhe, e cila përveçse ka një histori të vjetër 500 vjeçare, ka edhe një dashuri dhe energji të bukur të ndejave dhe të këtyre netëve të bukura dhe ditëve të bukura muzikore. Njerëzit jo vetëm nga Gjakova, por edhe nga qytete të tjera dhe edhe turistë të jashtëm kanë filluar ta frekuentojnë shumë këto katër-pesë vitet e fundit, por që janë shtuar edhe këto ndejat/eventet live që po ndodhin thuajse çdo natë dhe i kanë dhënë një karakter tjetër, përveç karakterit historik dhe kulturor që e ka çarshia, ia ka dhënë edhe një karakter të ndejave që po organizohen”, tha Haxhosaj.

Sahat-kulla në Gjakovë (Foto: Korab Basha)

I njëjti vazhdoi të vinte në dukje faktin se mbetet mbresëlënëse mënyra se si kjo çarshi u rikuperua edhe pas plagëve të marra nga lufta e fundit në Kosovë (1997-1999).

“Gjakova e ka një përparësi të madhe sepse e ka këtë çarshi e cila është ndër më të mëdhatë në Ballkan, e cila e ka historinë, të kaluarën e saj. Kjo ka qenë e djegur tërësisht në vitin 1999 dhe është rindërtuar nga fillimi dhe kanë filluar organizimet e grupeve të ndryshme me ndejat e muzikës popullore, rock, alternative por edhe të tjera”, shtoi Ngaxhim Haxhosaj për Telegrafin.

Por pse një i ri duhet të vizitojë Çarshinë e Vjetër të Gjakovës?

Çarshia e Vjetër në Gjakovë (Foto: Korab Basha)

“Çdo i ri dhe çdo gjeneratë e gjen një kënaqësi në këtë vend dhe e shijon jetën e natës – pse jo edhe turizmin e ditës në Çarshinë e Madhe”, sugjeron Haxhosaj.

Teksa pamjet e kapura nga fotografi dhe kameramani Basha vazhdojnë të shoqërojnë lexuesit, gazetari nga Gjakova e përmbylli bisedën duke treguar për mikpritjen që u bëhet vizitorëve në qytetin e tij.

“Karakteristikë e Gjakovës është mikpritja dhe afërsia me njerëzit. Humori, dashura, afërsia, komunikimi i gjakovarëve me të gjithë dhe kur vjen në çarshi, të gjithë ndjehen si në shtëpinë e vet (sepse janë në shtëpinë e vet), nuk kanë se pse ndjehen ndryshe, nuk kanë se pse ndjehen jo të barabartë sepse është vendi që të afron më së shumti në Gjakovë. Ka një energji shumë të mirë”, përfundoi Haxhosaj.

Pamjet e bukura të Gjakovës në këtë reportazh të shkurtër janë xhiruar dhe përpunuar nga artisti Korab Basha. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Ushtrime joga për ngrohje më efikase të muskujve para trajnimeve

Ushtrime joga për ngrohje më efikase të muskujve para trajnimeve

Joga
Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Stil
Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori