LAJMI I FUNDIT:

Një dimension krejtësisht tjetër! iPhone 8 vjen me kamerë 3D? Mësoni të rejat tjera (Foto)

Një dimension krejtësisht tjetër! iPhone 8 vjen me kamerë 3D? Mësoni të rejat tjera (Foto)

Telefoni i ardhshëm i Apple do ta ketë mundësinë e bërjes së fotografive 3D! Burimet brenda kompanisë thonë se Apple i ka bashkuar forcat me LG dhe janë duke punuar në teknologjinë e avancuar për të mundësuar dhënien e efekteve për dimensionin e tretë, njohje më efikase të objekteve në botën reale, si edhe ‘realitetin e zmadhuar’ (‘augmented reality’).

Informacionet e publikuara nga Korea Economic Daily pohojnë se kamera e dyfishtë LG Innotek do të vendoset në iPhone-n e ri. Ajo pritet të jetë e përmirësuar me teknologjinë 3D që po e zhvillon Apple.


Kamera LG Innotek që është vendosur në iPhone 7 Plus, do të avancohet
Kamera LG Innotek që është vendosur në iPhone 7 Plus, do të avancohet

Kamera 3D apo siç është quajtur, kamera stereo, mund të bëjë fotografi, në të cilat kapet edhe dimensioni i tretë i objekteve që nuk janë në të. Përdor thjerrëza të ngjashme me kamerat profesionale që shfrytëzohen për xhirimin e filmave me buxhet të madh e që njëkohësisht xhirojnë dy kuadro të të njëjtës skenë. Vendosen pranë njëra-tjetrës, ndërsa kur dy fotografi të të njëjtit objekt, por nga perspektiva të ndryshme, kombinohen – fitohet iluzioni i thellësisë, gjegjësisht dimensionit të tretë.

Këto janë 15 produktet nga bota e teknologjisë që do të dalin në vitin 2017 e që priten me padurim (Foto)
Lexo po ashtu Këto janë 15 produktet nga bota e teknologjisë që do të dalin në vitin 2017 e që priten me padurim (Foto)

Në vitin e ardhshëm Apple feston dhjetëvjetorin e lansimit të telefonit të parë, prandaj pritet të bëjë diçka të madhe. Kur kihet parasysh se kjo kompani ka bashkëpunuar me LG-në edhe në iPhone 7 Plus (që shfrytëzon kamerën e tyre të dyfishtë), prandaj njoftimet janë shumë të besueshme.

Ka spekulime se iPhone 8 mund të ketë edhe elementin e palosjes
Ka spekulime se iPhone 8 mund të ketë edhe elementin e palosjes

‘Augmented reality’ (AR) është një tjetër përfshirje në iPhone 8 që do të dalë në treg në vitin e ardhshëm. Apple planifikon të përdorë sensorë të përparuar që mbledhin të dhëna rreth asaj që përdoruesi shikon në kohën reale përmes objektivit të kamerës dhe i shndërron në informacione digjitale. Kështu, AR te kamerat e reja të Apple mund ta pasurojë ‘live view’.

Propozimi për ekranin e lakuar
Propozimi për ekranin e lakuar

Pritet që telefoni i ri të ketë ekran të qelqtë të lakuar dhe mbushje pa kabllo. Po ashtu do të jenë modelet e reja prej 5 inç (12.7 cm) dhe 5.8 inç (14.7 cm), si edhe do të përfshihet ngjyra e bardhë e pastër. /Telegrafi/

iPhone 8 krejt i bardhë është një nga modelet
iPhone 8 krejt i bardhë është një nga modelet (Reuters)

Thashethemet sugjerojnë se iPhone 8 mund të përbëhet nga përzierja e titanit, nikelit, bakrit dhe zirkoniumit – që të gjithë të shkrirë së bashku.
Thashethemet sugjerojnë se iPhone 8 mund të përbëhet nga përzierja e titanit, nikelit, bakrit dhe zirkoniumit – që të gjithë të shkrirë së bashku.