LAJMI I FUNDIT:

Një dhjetëshe e pastër vjen nga Samsung

Një dhjetëshe e pastër vjen nga Samsung

Në tregun kosovar janë prezantuar modelet e reja nga seria Galaxy S10. Me inovacione revolucionare në fushën e ekranit, kamerës dhe performancës, kompania shënon një dekadë të tërë të Galaxy.

Madje tri pajisje unike nga Galaxy seria S, S10, S10+ dhe S10e, me ekranin e parë dinamik AMOLED, kamerë të gjeneratës së ardhshme dhe me performanca inteligjente, do të jenë në dispozicion në tregun kosovar nga 8 marsi me të gjithë partnerët e autorizuar të shitjes me pakicë dhe operatorët. I dizajnuar për përdoruesit që duan një telefon të sofistikuar të mençur me performanca të fuqishme, këto pajisje vendosin standarde të reja për telefonat e mençur.


“Galaxy seria S10 është shumë e veçantë për ne. Linja e këtyre pajisjeve është projektuar për të përmbushur nevojat specifike të tregut të sotëm të telefonave të mençur. Bëhet fjalë për pajisjet që kanë një dekadë të inovacioneve të reja. Secila nga këto pajisje sjell inovacione revolucionare në fushën e ekranit, kamerës dhe performancës”, tha Matthew Jinkyu Jeon, kryetar i Samsung Electronics për rajonin e Adriatikut.

Pajisjet në tregun e Kosovo janë të disponueshme në ngjyrat: prizëm e zezë, prizëm e bardhë, prizëm e gjelbër. Çmimet e rekomanduara janë nga 819 Euro për Galaxy S10e, 979 Euro për Galaxy S10,  1,079 Euro për Galaxy S10+ prej 128 GB, 1,349 Euro për Galaxy S10+ prej 512 GB.

“Linja Galaxy S10 e pajisjeve është garancia jonë për një të ardhme më të shpejtë, të guximshme dhe më të ndritshme. Ato u krijuan për nevojat e përdoruesve të ndryshëm. Për cilëndo pajisje që përdoruesit janë përcaktuar, ata nuk do të gabojnë. Pajisjet kanë një pamje elegante, vijnë me teknologjitë që zbatohen për së pari herë në pajisje dhe janë plotësisht praktike për përdoruesit. Jam i bindur se ky është një kapitull i ri kur flasim për teknologjitë revolucionare”, tha Milan Vujoviç, drejtor i marketingut për Samsung për rajonin e Adriatikut.

Pajisjet kanë ekranin e parë dinamik AMOLED, të certifikuar me HDR10+, i cili siguron ngjyra të ndezura dhe një relacion të jashtëzakonshëm kontrasti për nuanca edhe më të thella të ngjyrës së zezë dhe madje edhe ngjyra më të ndritshme të bardha. Në ekran është i vendosur skaneri i parë i gjurmëve të gishtërinjve me ultratinguj i cili mundëson leximin 3D të konturës së gishtit – dhe jo imazhin 2D të sipërfaqes së tij. Kjo për përdoruesit do të thotë mbrojtje dhe siguri edhe më të madhe. Bëhet fjalë për Infinity-O-Display unik, në kornizë të së cilit gjendet një gamë e plotë e sensorëve dhe teknologjisë së kamerave për ekranin nga njëri skaj në tjetrin.

Për herë të parë në Serinë S, kamera vjen me një lente ultra të gjerë, e cila siguron mundësinë e fotografimit të cilësdo skenë në një fushë shikimi prej 123 gradë. Me kamerën ultra të gjerë të përsosur për fotografimin panoramik, aty janë edhe kamerat telefoto me mundësi të pabesueshme të zmadhimit si dhe një kamerë me kënd të gjerë për momentet e përditshme. Galaxy S10+ ka tre kamera të pasme dhe dy të përparme, Galaxy S10 ka tre kamera të pasme dhe një të përparme, ndërsa Galaxy S10e vjen me dy kamera të pasme dhe një të përparme. Apertura e dyfishtë, e instaluar në kamerën e pasme me kënd të gjerë, është vendosur aty për të rregulluar dhe optimizuar ndriçimin duke mbështetur modalitetet F1.5 dhe F2.4. Xhirimi i stabilizuar është i mundur me teknologjinë Super Steady të stabilitetit digjital, pa marrë parasysh situatën. Të dyja kamerat e përparme dhe të pasme mund të xhirojnë deri në cilësinë UHD dhe për herë të parë në këtë industri kamera e pasme ofron regjistrim / incizim në kualitetin HDR10+.

Kamera në pajisjet Galaxy S10 është edhe më inteligjentë me funksionin e përpunimit të të dhënave, teknologjinë Scene Optimizer dhe funksionin Shot Suggestion. Me këto funksione, është e mundur të xhironi pa vendosur manualisht parametrat, ndërsa kamera jep rekomandime se çfarë të xhirojmë dhe rekomandimet për përbërjen e fotove.

Galaxy S10 është ndërtuar me harduer dhe softuer të klasës së lartë bazuar në të mësuarit mekanik. Nga mundësitë plotësisht të reja të ndarjes së energjisë deri tek performanca e përmirësuar e inteligjencës artificiale dhe Wi-Fi inteligjente, Galaxy S10 është pajisja më inteligjente Samsung deri më tani.

Me funksioni Wireless PowerShare, karikim reversibil pa tela, mundëson karikimin e lehtë të telefonave të mençur të certifikuara me Qi, madje edhe të pajisjeve kompatibile portative. Në të njëjtën kohë, pajisja mund të karikohet vetë, por gjithashtu të karikoj edhe pajisjet e tjera kur është i vendosur në karikuesin e thjeshtë. Softueri i ri AI automatikisht optimizon baterinë, procesorin, memorien RAM dhe madje edhe temperaturën e pajisjes bazuar në atë se si përdoret telefoni. Galaxy S10 ka Wi-Fi inteligjent, i cili mundëson një lidhje të pandërprerë dhe të sigurt nëpërmjet ndërrimit automatik dhe pa ndërprerje të Wi-Fi dhe LTE, duke paralajmëruar lidhjet e mundshme të rrezikshme Wi-Fi dhe mbështet standardin e ri Wi-Fi 6. Me Fast Charging Wireless 2.0, karikimi i shpejtë pa tela (përmes valëve), Galaxy S10 karikohet 29% më i shpejtë se Note9 dhe 33% më shpejtë sesa S9.

Në Galaxy S10, Bixby inteligjent automatizon shprehitë dhe ofron rekomandime të personalizuara. Aty janë edhe rezistenca ndaj ujit dhe pluhurit në përputhje me IP68, shërbimi Samsung Health dhe Samsung DeX. Galaxy S10+ vjen me një memorie deri në 1TB dhe mundësinë e shtimit të një kartele microSD me kapacitet 512 GB shtesë, duke ofruar një total prej 1.5 TB hapësirë. Me platformën Samsung Knox, e cila plotëson standardet e mbrojtjes, Samsung Galaxy S10 posedon sistemin e fundit të sigurisë për ruajtjen e të dhënave private.

Galaxy S10, Galaxy S10+ dhe Galaxy S10e mund të porositen paraprakisht. Përdoruesit që porositin paraprakisht Galaxy S10 dhe Galaxy S10+ gjatë një periudhe të caktuar, do të marrin pa pagesë kufjet e reja pa tel të Galaxy Buds Galaxy (në vlerë prej 149 Euro).

Për më shumë informata rreth Galaxy S10, ju lutem vizitoni ueb faqen https://www.samsung.com/al/smartphones/galaxy-s10/.