LAJMI I FUNDIT:

Një Corvette për t’u ëndërruar (Foto)

Një Corvette për t’u ëndërruar (Foto)

Kompania e cila merret me modifikimin e veturave, BBM Motorsport, ka përgatitur paketën e re për aerodinamikën e modelit Chevrolet Corvette C7 Z06 si dhe paketën për përforcimin e motorit të tij.


Modeli standard posedon motorin 6.2-litër V8 me kompresor e me kapacitet prej 625 kuajfuqi, ndërsa kjo kompania e ka përforcuar këtë motor në 700 kuajfuqi, i cili vjen me njësinë e riprogramuar ECU dhe sistemin Capristo të shkarkimit të gazrave, transmeton Koha.net.

Ky Chevrolet Corvette C7 Z06 tani posedon spoilerin e ri të përparmë, set të rrotave Ultralegger prej alumini e me diametër prej 19 dhe 20-inç, si dhe elemente dekorative për eksterier.