LAJMI I FUNDIT:

Me një ceremoni madhështore sot u hapën dyert e panairit më të madh të librit në Emiratet e Bashkuara Arabe “Sharjah International Book Fair”

Me një ceremoni madhështore sot u hapën dyert e panairit më të madh të librit në Emiratet e Bashkuara Arabe “Sharjah International Book Fair”

Me një ceremoni madhështore sot me datën 31 tetor u bë hapja e panairit më të madh të librit në Emiratet e Bashkuara Arabe, e njëkohësisht një prej panaireve më të mëdha në botë “Sharjah International Book Fair”.

Inagurimin e edicionit të 37-të të Panairit Ndërkombëtar të Librit Sharjah (SIBF) e bëri Lartmadhëria e tij Dr Sheikh Sulltan bin Mohammed Al Qasimi, Anëtar i Këshillit të Lartë dhe Sundimtar i Sharjahut.


Gjatë fjalimit të mbajtur ai u shpreh: “Gati për katër dekada kemi pasur pjesëmarrës të vendeve të ndryshme, kulturave, religjioneve dhe gjuhëve të ndryshme por më e rëndësishmja është se të gjithëve na bashkon dashuria për literaturën”.

Ceremonia e hapjes u ndoq edhe nga një numër i madh i sheikëve, ministrave, personalitete të shquara, si dhe një numër i madh i botuesve, intelektualëve dhe përfaqësuesve të medias nga pothuajse e gjithë bota.

Pikërisht sot në ditën e hapjes të Panairit Ndërkombëtar të Librit Sharjah (SIBF), më shumë se 1.6 milion tituj u ekspozuan nga 1,874 shtëpi botuese dhe nga 77 vende të ndryshme.

Ky panair gjigant do të zhvillojë 1.800 ngjarje kulturore, argëtuese dhe artistike dhe gjithashtu do të mirëpresë mbi 472 mysafirë nga e gjithë bota.

I organizuar nga Autoriteti i Librit në Sharjah, nën temën”Tregim shkronjash” ose ‘Tale of Letters’, panairi do të zhvillohet nga 31 tetori deri më 10 nëntor 2018 në Expo Centre Sharjah. /Telegrafi/

Autorë dhe personalitete të njohura do të marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Sharjah
Lexo po ashtu Autorë dhe personalitete të njohura do të marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Sharjah

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori