LAJMI I FUNDIT:

Një burrë i shpëton më të keqes për pak sekonda – pamje të një aksidenti në një autolarje në Arabinë Saudite

Një burrë i shpëton më të keqes për pak sekonda – pamje të një aksidenti në një autolarje në Arabinë Saudite

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin kur një burrë shpëton për pak sekonda pa u goditur nga një veturë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra nga një autolarje në Arabinë Saudite.


Qytetari Mohammed Al Qahtani tha për Sabq: “Falënderimi i qoftë Zotit para së gjithash për arratisjen time nga përplasja, pasi isha ulur në një karrige duke pritur të lanin makinën time”.

“Dhe unë e pashë atë [shoferin] që vinte të ndalonte automjetin para meje, gjë më bëri të ndjeja se shoferi i këtij automjeti nuk po e ngiste makinën mirë”.

Al Qahtani shtoi: “Vendosa të ndryshoj vendin tim dhe të gjitha ndodhën në shumë pak sekonda – derisa shoferi u kthye shpejt dhe goditi karrigen në të cilën isha ulur dhe më pas murin mbrapa”. /Telegrafi/