Të përshëndes titullohet kënga më e re e Sabri Fejzullahut që është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kreshnik Avdiu qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka shkruar tekstin dhe e ka realizuar muzikën.


sabrifejzullahu1 (Foto: YouTube/MProduction)

Për orkestrimin është kujdesur Ardian Kastrati, ndërsa videoklipin e ka xhiruar MProduction.

Kënga është e zhanrit baladë dhe vjen e interpretuar për mrekulli nga veterani i muzikës shqipe.

Yje të ndryshme e kanë shpërndarë këngën e re të Sabriut në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Dhe natyrisht se i pari është djali i tij, këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu.

"Mbreti im", ka shkruar Ermali në postimin e tij në Instagram, ku ka njoftuar për këngën e re të babait. /Telegrafi/