LAJMI I FUNDIT:

Një i arrestuar në Prishtinë për të shtëna me armë

Një i arrestuar në Prishtinë për të shtëna me armë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në ajër, ndërsa të njëjtit gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të dielën në ora 03:30.


“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar edhe shtatë gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/