LAJMI I FUNDIT:

Një apo dy palë njëherësh? Pyetja që zbulon tendencën e xhinseve për këtë sezon (Foto)

Një apo dy palë njëherësh? Pyetja që zbulon tendencën e xhinseve për këtë sezon (Foto)

Në këtë epokë të konsumit me tepri, ishte vetëm çështje kohe derisa disa stilistë të “pangopur” ngritën pyetjen: Pse të veshim një palë xhinse kur mund të veshim dy?

Kaq ka mjaftuar dhe projektuesi britanik Natasha Zinko e ka përqafuar plotësisht këtë koncept duke lëshuar në treg një palë xhinse me bel të dyfishtë.


Ato të krijojnë pikërisht përshtypjen sikur ke veshur dy palë xhinse: njërën me bel të shkurtër dhe tjetrën me bel të lart.

Janë të ngushta tek pjesa e sipërme, e ndërsa vijnë të gjera në fund tek këmbët.

Përveç kësaj, ato janë kombinim i dy ngjyrave: xhinsit të errët dhe të zbardhur (një shirit në pjesën anësore) si dhe mund të vishen lehtësisht edhe me këpucë me taka, ashtu si kurse edhe me të sheshta.

Mund t’ju duken paksa të çuditshme, por ju skeptikët shihni anën pozitive: keni plot shtatë xhepa, hapësirë e mjaftueshme për të futur celularin, paratë, apo ndonjë gjë tjetër që shihni të arsyeshme të mos ta mbani në çantë.

Ajo që të bën çudi më shumë është çmimi. Kushtojnë plot $695. A mendoni se ia vlejnë?