LAJMI I FUNDIT:

Një 60-vjeçar merr të miturën me veturë, arrestohet nga policia shqiptare

Një 60-vjeçar merr të miturën me veturë, arrestohet nga policia shqiptare

Një e vajzë e mitur me aftësi të kufizuara është ngacmuar seksualisht nga një 60-vjeçar, i cili dyshohet se mund të ketë kryer edhe marrëdhënie seksuale me të.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar një 60-vjeçar banues në fshatin Ishull të Lezhës.


Këtë informacion e ka dhënë në mënyrë zyrtare policia e Lezhës. Kanë qenë nxënësit e shkollës që kanë vërejtur fillimisht që vajza nuk hipte në furgonin e shkollës por në një makinë. Ndërsa mësuesit kishin konstatuar disa mungesa në mësim dhe sjellje të çuditshme të vajzës.

Kësisoj personeli i shkollës ka vendosur të njoftojë policinë, njofton mapo.

Ditën e djeshme  e mitura është ndjekur nga oficerë të policisë që konstatuan se i moshuari e mori në makinë. Ata e ndoqën dhe e arrestuan më pas në gjendje të dehur.

Mësohet se në polici ai nuk ka pranuar që ka abuzuar me vajzën me probleme mendore, por ka thënë se vetëm e ka shoqëruar për në shkollë. Një mjeke ka vizituar dhe ka përforcuar dyshimet se me të është abuzuar seksualisht, ndërsa priten dhe ekzaminime të tjera nga mjekësia ligjore.

Abuzimet me vajza që kanë probleme të shëndetit mendor janë ngjarje të përsëritura në Lezhë. Pak kohë më parë dy motra kanë rënë pre e abuzimeve seksuale madje kanë sjellë në jetë dhe dy fëmijë. Deri tani për këto raste vetëm një person ka përfunduar në pranga.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori