LAJMI I FUNDIT:

Një 24 vjeçar plagoset në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq

Një 24 vjeçar plagoset në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq

Një 24-vjeçar është plagosur sot me armë zjarri në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.


“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë arma zjarrit”, tha ai.

Borovci shtoi tutje se viktima është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, theksoi Borovci. /Telegrafi/