LAJMI I FUNDIT:

Një 21 vjeçar nga Shkupi kapet me lëndë narkotike, i caktohet masa e arrestit shtëpiak

Një 21 vjeçar nga Shkupi kapet me lëndë narkotike, i caktohet masa e arrestit shtëpiak

Prokuroria Themelore Publike Shkup solli Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një shkupjani 21 vjeçar, për të cilin ekziston dyshimi bazë se ka kryer vepër penale – prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal.

“Në një dollap të drurit në nënkulmin e ndërtesës në të cilën jeton, shkupjani 21 vjeçar pa autorizim ka mbajtur për shitje lëndë narkotike – kokainë dhe marijuanë. Gjatë bastisjes më 4 korrik, nëpunësit policor kanë gjetur gjithsej 4,79 gramë kokainë dhe 25,01 gramë marijuanë, të paketuara në disa qese më të vogla të destinuara për shitje. Te i dyshuari është gjetur edhe peshore digjitale me gjurmë të drogës narkotike”, thonë nga Prokuroria Publike.


Prokurori publik kompetent te gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për përcaktimin e arrestit shtëpiak për personin e dyshuar, sepse ekziston rrezik nga arratisja, si dhe mundësi që i dyshuari ta përsërisë veprën.