LAJMI I FUNDIT:

Nivel i lartë i klorit, Coca Cola tërheq nga tregu produktet në disa vende në Evropë

Nivel i lartë i klorit, Coca Cola tërheq nga tregu produktet në disa vende në Evropë

Coca-Cola ka tërhequr pijet e saj në disa vende në të gjithë Evropën, sepse ato përmbajnë “nivele më të larta” të klorit.

Kompania në një deklaratë njoftoi se tërheqja ishte fokusuar në Belgjikë, Luksemburg dhe Holandë.

Produktet e prekura përfshijnë Coke, Fanta, Sprite, Tropico dhe Minute Maid.


Por, Coca-Cola tha se nuk kishte marrë asnjë ankesë në lidhje me këtë çështje dhe se kishte “paralajmëruar autoritetet në ato vende dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me to”, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Kompania shtoi se problemi ka prekur “një numër shumë të vogël kanaçesh të importuara” të Appletiser, Coca-Cola Original Taste, Coca-Cola Zero Sugar, Diet Coke dhe Sprite Zero me kode prodhimi nga 328 GE në 338 GE.

Ndërsa Anne Gravett nga Agjencia e Standardeve të Ushqimit ka nisur hetimet.

“Nëse identifikojmë ndonjë gjë të pasigurt, ne do të marrim masa për t’u siguruar që ai të hiqet dhe të paralajmërojmë konsumatorët”, tha Gravett.

Raportohet se ekspozimi ndaj niveleve të larta të klorit mund të shkaktojë probleme shëndetësore duke përfshirë problemet me tiroiden, veçanërisht tek fëmijët dhe foshnjat.

Efektet e klorit tek njerëzit kur merret me tepricë përfshijnë të vjella dhe kufizimin e aftësisë së gjakut për të absorbuar oksigjenin.

Ndryshe, nivelet më të larta të klorit u zbuluan gjatë testimit rutinë në objektin e prodhimit të kompanisë në Ghent, Belgjikë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Dy të vdekur dhe disa të lënduar - momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

Dy të vdekur dhe disa të lënduar - momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

Evropa
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Botë
Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Botë
Kalo në kategori