LAJMI I FUNDIT:

Nitaj: SHBA-ja dhe BE-ja do ta kuptojnë që Kosova nuk heq dorë nga taksa

Nitaj: SHBA-ja dhe BE-ja do ta kuptojnë që Kosova nuk heq dorë nga taksa

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e grupit parlamentar të AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se vendosja e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë ka qenë vendim i drejtë.

Sipas tij, miqësia e Kosovës me Amerikën është shumë më e madhe se sa vendimi për taksën.


“Konsiderojmë se taksa ka qenë një vendim i drejtë dhe absolutisht nuk e justifikojë me paralajmërime dhe me rreziqet që mundohen t’i sponsorizojnë disa grupe duke thënë që kjo po rrezikon miqësinë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk është e vërtetë. Realisht miqësia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shumë më e madhe se sa një taksë është shumë ma e gjatë se sa pakënaqësi eventuale e kujdoqoftë në raport me këtë taksë”, ka thënë Nitaj në TV 21.

Ai është shprehur optimist që në ditët që vijnë, javët që vijnë do të ketë një mirëkuptim shumë më të madh në Uashington dhe në Bruksel sa i përket taksës.

“Unë besoj fuqishëm që ata do ta kuptojnë që Kosova nuk mund të heq dorë nga taksa dhe Kosova nuk mund të pranoj kushtëzim të Serbisë për fillimin e dialogut. Faktikisht edhe  Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Bashkimi Evropian duhet t’i bëjnë presion Serbisë dhe të kërkojë që ajo të ulet në tavolinën e negociatave duke mos përjashtuar asnjë temë qoftë edhe taksën në takimin e parë eventual që do ta kenë”, ka thënë Nitaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori